“Është shkaktarja e divorcit”, flet vjehrra e Eleonorës, që u mbyt nga burri në Itali

Vjehrra e Eleonora Toçit, 24-vjeçares së vrarë nga bashkëshorti në Itali, e ka mohuar pretendimin e babait të viktimës, i cili e akuzoi atë për ndarjen e çiftit.

Lulzim dhe Eleonora Toçi ishin ndarë disa muaj më parë, por më pas u pajtuan dhe Eleonora u rikthye në Itali me të.

Sipas vjehrrës, gjatë kohës që nusja jetonte në Shqipëri, ata ishin të ndarë dhe ajo, së bashku me burrin e saj, u sillnin ushqime për t’i ndihmuar.

“Nuk kanë pasur asnjë lidhje me mua. Unë kam qenë në shtëpinë time, kemi qenë të ndarë. Dhe unë kam fëmijë. Vocin tim që e ka bërë këtë punë shkoni vriteni, tjetër gjë nuk kam çfarë të them.”

Ajo thotë se është e lënduar nga ngjarja, madje thotë se djalin e saj dhe mund ta vrasin.

“Nuk kanë pasur asnjë lidhje me mua. Unë kam qenë në shtëpinë time, kemi qenë të ndarë. Dhe unë kam fëmijë. Vocin tim që e ka bërë këtë punë shkoni vriteni, tjetër gjë nuk kam çfarë të them.

Mjeku na tha mos e lini vetë. Para tre muajsh ka bërë një vizitë në Tiranë, u vizitua. Ka ikur me çantën me ilaçe. Ai ka kaluar depresion moj zonjë pse nuk e kuptoni. I ka ikur truri. Ai vuante, ishte i sëmurë.

Edhe ata janë të përvëluar dhe unë jam e përvëluar. Edhe vocin tim vriteni ku ta gjeni. Çfarë të them më?! Unë jam e sëmurë.”