Pavijoni i ri i pneumonisë në QSUT ende i mbyllur, si shërohen fëmijët në dhoma me myk?

Një nënë ka denoncuar kushtet e skandaloze në pavijonin e pneumonisë në QSUT, Tiranë, duke shprehur shqetësimin e saj për shëndetin e fëmijës së saj dhe të tjerëve.

Sipas saj, ndërsa stafi mjekësor dhe sanitar po punojnë me përkushtim në kushte të vështira, ambientet e pavijonit janë në gjendje të mjerueshme dhe myku ka mbuluar çdo cep të dhomave.

Ajo kritikon shtetin për mosmarrjen e masave të duhura, duke theksuar se pavijoni i restauruar prej dy vitesh ende nuk është hapur për pacientët.

Nëna pyet se si mund të shërohen fëmijët nga sëmundjet respiratore kur janë të ekspozuar ndaj kushteve të papastra, përfshirë mykun në dhomat e spitalit, ndërsa vajza e saj është shtruar me bronkopneumoni.

Denoncimi i nënës:

Pershendetje Dua te bej nje denoncim per qsut pediatri

Qsut pediatri e pleumonise. Ketu femijet jan me ftofje dhe si mund te sherohen Ku eshte shteti ketu

Me personelin mjeksor dhe sanitar nuk kam asgje pasi jan shume te mire. Ato punojne me perkushtim ne keto kushte mizeralbel. Une e kam me shtetin, ku eshte shteti leshit?

Pavioni i pleumonise qe ka qene para dy vitesh per restauruar eshte bere i ri, perse nuk e hapin ca presin. Gocen ketu e kam shtruar me bronkopleumoni. Si do me sherohet ne kete myk ne dhome?