Djemtë dhurojnë sp*rmën, vajzat vetëofrohen si nëna surrogate kundrejt parave

Po lulëzon biznesi i nënave surrogate me vajzat shqiptare që vetëofrohen për të ndihmuar çiftet dhe individët për të patur fëmijë. Njëra prej tyre, Marjana nga Tirana, një vajzë 26-vjeçare, ka marrë 29 oferta nga çifte heteroseksuale dhe LGBT për të mbajtur një shtatzëni për ta.

Interesi për këtë praktikë është rritur dhe shumë të reja shqiptare, si Maria nga Dibra, Ola nga Elbasani, Genta nga Korça, Nertila nga Vlora, si dhe disa të tjera, janë shprehur të gatshme të ofrojnë shërbimin si nëna surrogate.

Kjo metodë ka rritur rreziqet e trafikimit të qenieve njerëzore që mund të lidhen me këtë fenomen.

Përparimi në teknologjinë riprodhuese ka krijuar një treg global për dhurimin e materialeve gjenetike, si spermatozoidet dhe vezët.

Të rinj shqiptarë, si Darini nga Korça, Egzoni nga Tirana dhe Abiani nga Gjirokastra, ofrojnë spermën e tyre për dhurim, për një pagesë modeste, ndërsa çiftet paguajnë shuma të mëdha për këto materiale gjenetike. Anonimiteti i dhuruesve ruhet dhe fëmijët mund të njihen me ta vetëm nëse e dëshirojnë këtë.

Është i nevojshëm një kontroll më i rreptë në këto klinika për të siguruar që gjithçka të kryhet në mënyrë të sigurt.