“Raportin ose të vrava”, Ulsi i kërkonte gjinekologes raport për gruan

Një qytetar është vënë në prangat e policisë pasi kërcënoi me jetë gjinekologen për shkak të detyrës. Bëhet fjalë për Ulsi Beqon, i cili i kërkoi gjinekologes në fjalë një raport për bashkëshorten, pa praninë e kësaj të fundit.

Moslejimi i shpërndarjes së raportit pa prezencën e bashkëshortes, ka agravuar situatën deri në kërcënime për jetë. Ndërkohë çështja po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.