Po luante në plazh! 5-vjeçari sulmohet nga një tufë me qen, dërgohet menjëherë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Volos të Greqisë, ku një fëmijë 5-vjeçar u sulmua nga një tufë qenësh endacakë. Incidenti ndodhi rreth orës 18:30 në plazhin e Anavros, ku vogëlushi ndodhej me nënën dhe motrën e tij 2-vjeçare.

Sipas raporteve të mediave greke, nëna ishte ulur me vajzën në një restorant, ndërsa 5-vjeçari po luante në plazh. Papritmas, një grup qenesh e sulmuan, duke shkaktuar panik. Nëna, së bashku me disa persona të tjerë të pranishëm, ndërhynë menjëherë për të shpëtuar fëmijën. Djali përfundoi në spital për trajtim, dhe nëna e tij ka raportuar incidentin në polici.