Përmbytet sërish Lezha nga reshjet e dendura të shiut! Bllokohen rrugët dhe rrezikohen banesat, ja si paraqitet gjendja

Gjatë mbrëmjes së sotme (9 tetor) janë regjistruar reshje të dendura shiu në zonën e Zadrimës, në Lezhë. Nga intensiteti i lartë i shiut janë shfaqur probleme në fshatin Fishtë, ku bëhet e ditur se për shkak të vërshimit të përrenjve janë bllokuar disa rrugë. Uji ka arritur disa centimetra, duke bllokuar lëvizjen në zonë. Gjithashtu, nga vërshimi i përrenjve janë në rrezik edhe disa banesa. Shtabet e emergjencave civile ndodhen në terren për menaxhimin e situatës.