Një incident tragjik ndodhi gjatë një fluturimi nga Seattle drejt Stambollit, ku piloti 59-vjeçar, Ilcehin Pehlivan, ndërroi jetë në mes të fluturimit, duke detyruar bashkëpilotin të kryejnë një ulje emergjente në aeroportin JFK, New York.
Sipas raportimeve, fluturimi kishte përshkuar rreth tetë orë kur u mor vendimi për uljen emergjente. Përpjekjet për t’i dhënë ndihmën e parë kapitenit Pehlivan ishin të pasuksesshme, dhe për fat të keq, ai ndërroi jetë para se avioni të prekte tokën.
Një zëdhënës i linjës ajrore tha: “Piloti i fluturimit TK204 me Airbus 350 nga Seattle në Stamboll pësoi një kolaps gjatë fluturimit. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë të shpejtë, ai ndërroi jetë para uljes emergjente.”
Kapiteni Pehlivan kishte shërbyer për Turkish Airlines që nga viti 2007 dhe gjatë kontrolleve të fundit shëndetësore nuk ishte konstatuar asnjë problem që mund të ndikonte në punën e tij.
Zëdhënësi i linjës ajrore shprehu ngushëllimet: “I shprehim mëshirën e Zotit kapitenit tonë dhe durim familjes së tij të pikëlluar, kolegëve dhe të dashurve të tij.”
Shkaku i vdekjes së kapitenit nuk është konfirmuar ende.