40-vjeçari ndërmerr vendimin fatal. Mister shkaqet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kolonjë, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qyteti ne Leskovikut, ku viktima ka kryer vetëvrasje. Ka qenë telefonata e një banori që ka lajmëruar policinë e Kolonjës, e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur më tepër detaje lidhur me rastin.

Deri më tani nuk dihen arsyet, pritet që të merren në pyetje familjarë për të zbardhur rrethanat.

Mësohet se viktima është Erion S., i cili u gjet i vetëvarur. Ai ishte i divorcuar, e po ashtu raportohet se vuante nga depresioni. Kjo ka rënduar gjendjen e tij, duke e çuar deri në aktin e vetflijimit. Sipas informacioneve nga policia, bëhet e ditur se ka qenë fqini i cili ka gjetur trupin dhe ka njoftuar policinë, e më pas policia e komisariatit të Kolonjës është nisur drejt vendngjarjes.

Njoftomi i policisë:

Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit të banesës së tij, është gjetur dyshohet i vetëvarur si pasojë e depresionit shtetasi E. S., rreth 40 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.