‘Rrugaçe! Thërrisni ambulancën’! Deputeti i PS-së me gjuhë ‘rruge’ ndaj Albana Vokshit!

Debat i ashpër mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.

Pas debateve për drejtimin e mbledhjes, Ndreca dhe Vokshi janë përplasur ashpër derisa kryetarja i hodhi tre herë mikrofonin Ndrecës.

Pjesë nga debati:

Ndreca: Unë nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaç.

Vokshi: Kujt i thua rrugaç ti, të të vijë turp. Ju jeni rrugaç që bëni këto veprime. Hedhja e molotovit ishte mesazh i parë.

Ndreca: Jeni të mbaruar totalisht.

Ilir Metaj: Sillni ambulancën se kjo ka nevojë për ndihmë mjekësore.

Albana Vokshi: Mbylle gojën! E di sa më preke, nga ti që je i ardhur nga Vlora. Aman o zot

Ilir Metaj: Qetësohu se je grua! Shih pak veten në pasqyrë. Sekretaria merrni ambulancën. Ruaje elegancën e të qenurit grua, se të tjerat të kanë ikur me kohë.