“E pranoi fajin”, babai i djemve që vranë me thikë kushëririn flet për ngjarjen

Dy vëllezër, 17 dhe 19 vjeç, u dorëzuan në polici për vrasjes së kushëririt të tyre 28-vjeçar, me pretendimin se ai kishte abuzuar s-ksualisht me ta në moshën 5 dhe 6-vjeçare.

Lidhur me ngjarjen ka dëshmuar edhe babai i tyre, i cili pasi mësoi për abuzimin, kontaktoi 28-vjeçarin për të kërkuar sqarime. 28-vjeçari pranoi akuzat, duke thënë se ishin “gabime që kemi bërë si fëmijë,” dhe konfirmoi shumicën e veprimeve të pretenduara. Kjo pranim, sipas babait, duket se çoi në sulmin dhe v,rasjen nga vëllezërit.

“I pranoi dhe tha se ishin gabime fëmijërie”, deklaroi i ati i autorëve të ngjarjes.

Pas ngjarjes, djemtë u dorëzuan në polici, ku 17-vjeçari e mori përgjegjësinë për v,rasjen. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50, kur polici vuri re një djalë të pIagosur rëndë, i cili më vonë ndërroi jetë në spital. Vëllezërit u akuzuan për v,rasje me paramendim dhe për përdorim të paligjshëm të armëve.

Gjatë hetimeve, u ngritën akuzat për neglizhencë edhe ndaj prindërve të tyre, të cilët përballen me akuza për mosmbikëqyrje të fëmijëve.