Kujtim Emiri, protestuesi që pësoi djegie të shumta për shkak të shpërthimit të një molotovi në protestën e Opozitës ndodhen ende në spitalin e Traumës duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ai ka rrëfyer se ka djegie të shkallës së tretë në trup, por që nuk ka pasur asnjë përkujdesje nga autoritetet për të.
Pamjet e rënda/ Babai i saj u dogj nga molotovi, reagon ashpër aktorja: Im atë mund të kishte vdekur Emiri thotë se Ministri i Brendshëm nuk ka shkuar ta takojë dhe se madje stafi në spital e kanë fajësuar për faktin që është plagosur, pasi i kanë thënë se s’kishte pse të dilte të protestonte.
“Një nga infermierët, më tha se çfarë t’u desh ty që të shkoje në protestë. Jo vetëm të gjitha institucionet që janë militalizuar, por edhe shëndetësia. Infermierja më tha që është turp që keni dalë në protestë. Në shumë zona ka arritur në shkallë të 3 djegia, jam dëmtuar në gjymtyrët e poshtme. Nuk ka reaguar asnjë efektiv për zjarrin që më përfshiu, por vetëm një qytetar, që më ndihmoi dhe lajmëroi ambulancën. Dikush hodhi molotov në drejtim të policisë, dhe ata e hodhën në drejtim të protestuesve, pa llogaritur se kush ishte. Një mungesë totale profesionalizmi. Më vjen keq nga deklaratat e minsitrit, jam në një dhomë me një efektiv policie. Nuk ditëm të reagonon, më tha polici. Politika po i përdor dhe po i tmerron. Ka një politizim të madh dhe na japin modele se si duhet të veprojmë. Zgjedhjet se s’bën do të arrihet diçka që të hiqet ky regjim. Duhet të vijë se s’bën ndryshimi. Ka njerëz që dalin nga mllefi dhe varfëria. Kanë bërë veprime të papërshtatshme, po e çojnë vendin në luftë dhe vëllavrasje. Kësaj policie i ka lënë hapësira për t’i përdorur. Ministri Hoxha s’ka ardhur fare, kanë ardhur vetëm 2 efektivë, njëri që iku mbrëmë, ndërsa tjetri është këtu me djegie. Njërin nga policët, që ishte më mirë, e hoqën nga dhoma ime dhe e çuan në takimin me ministrin e Brendshëm, e kanë bërë takimin jashtë. Besoj se do t’ia dalim,”- tregon ai.