Lindi foshnjen në makinë gjatë protestës, nëna: Ja si u refuzua kërkesa për të më sjell ambulancën

Nëna e cila solli në jetë foshnjen e saj në makinën mbrëmjen e djeshme teksa në rrugët e Tiranës zhvillohej protesta e opozitës, ka thënë jashtë kamerave se ndërsa kishte ndjerë shenjat e para të lindjes ka telefonuar Urgjencën Kombëtare, që ti dërgonin autoambulancë për ti ardhur në ndihmë, por ndihma i është refuzuar.

Ajo ka thënë, e kontaktuar nga Syri Tv, se zgjidhja e operatorit telefonik të Urgjencës Kombëtare ishte që të ikte me makinën e saj në spital, pasi do të shkonte më shpejtë, duke parashikuar që rrugët kishin trafik të rënduar për shkak të protestës pesë kilometra larg itinerarit që do të përshkruante autoambulanca.

Urgjenca Kombëtare ndodhet pranë Spitalit të Traumës, ku gjithashtu është edhe një prej stacioneve të qëndrimit të autoambulancave, ndërkohë nëna e re që kërkonte ndihmë banonte në zonën e Fushës së Aviacionit, që në linjë ajrore, por edhe rrugore janë në më pak se 1 km dhe shumë kilometra larg vendit ku mbahej protesta.

“Më kanë kërkuar që në mëngjes që të të flas për mediat, por i kam refuzuar për shkak se në momentin që unë kisha nevojë për ndihmë as Ambulanca por as policia nuk ishin aty e nuk më dhanë ndihmë”, u shpreh jashtë kamerave nëna e re.