Aktorja mjaft e njohur për publikun shqiptar, Rozi Kostani ka ndarë më shumë detaje nga jeta e saj përtej skenës. E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” me Brikena Prifti, Kostani tregoi se është mes dy dashurisë, mes aktrimit dhe regjisë.
“Kisha një dëshirë shumë të madhe të bëhesha aktore. Por, dua shumë dhe regjinë. Është një dashuri mes të dyjave”, tha Rozi Kostani .
Unë jam natyrë rebele. Kur kam qenë e vogël kujtoj një lloj hulumtimi që jo çdo fëmijë e kishte. Më pëlqente të rrija vetëm dhe shkoja tek një lulishte, rrija aty gjithë mëngjesin. Ishte një lloj meditimi. Shkoja në të njëjtin orar çdo ditë. Prindërve të mi kjo i bënte përshtypje. Kisha dëshirë të shihja brenda gjendjes sime. Pra të njohesh veten, të njohësh heshten që flet”, shtoi aktorja.
Teksa u ndal tek roli i saj në “Unë ti dhe Kasandra”, Kostani tha se familja e saj ka qenë kundër pjesëmarrjes së saj në këtë film, pasi ishte një skenë erotike. Ajo gjithashtu shtoi se shumë shpejt do të rikthehet si aktore në teatër.
“Ishte një trapolinë shumë e mirë për një aktore të re. Familja ime nuk e priti mirë saktësisht për një skenë erotike, e cila u bë me dublantë. Pata goxha problem. Ka qenë moment shumë i vështirë për mua. Unë nuk e dua famën, nuk më pëlqen. Mua më pëlqen të jem e suksesshme në profesionin tim. Regjia më film është një ëndërr që dua t’a vazhdoj, sepse imazhet që kam në kokë kam nevoj t’i konkritizoj. Tani shumë shpejt, për një muaj do rikthehem në teatër”, deklaroi Kostani.
Rozi Kostani u ndal dhe tek jeta e saj familjare, tek ajo përtej asaj që ne shohim në skenë. Kostani falenderoi bashkëshortin e saj për gjithë mbështetjen që i ka dhënë në 25 vite së bashku.
“Është bashkëudhëtari im. Kemi 25 vite bashkë, një jetë. Jemi njohur që kur isha unë në vit të parë. Do i jëm falenderues.Ka qenë mbështetës për mua. Kemi dy fëmijë. Ata janë kryevepra ime, tjerat janë thjeshtë vepra”, përfundoi aktorja./LIVING