Sozia e Leo DiCaprio-s dërgohet të Iuftojë në Ukrainë

Roman Burtsev, një ish-model dhe imitues rus i Leonardo DiCaprio-s, ka përfunduar në frontin e Iuftës në Ukrainë. Pasi shtoi në peshë dhe humbi mundësitë e tij në fushën e aktrimit, Burtsev, 41 vjeç, është mobilizuar nga autoritetet ruse për të shërbyer në ushtrinë e Putinit. Më parë, Burtsev kishte fituar njohje për ngjashmërinë e tij me aktorin amerikan, duke fituar konkurse si imitues dhe duke marrë pjesë në disa reklama dhe pjesë teatrale. Megjithatë, me kalimin e viteve dhe shtimin e peshës, mundësitë e tij për punë filluan të pakësoheshin.

Para se të bëhej i famshëm si “versioni rus i DiCaprio-s,” Burtsev kishte punuar si specialist IT. Tani, ai është dërguar në front, në atë që shumë kritikë e Iuftës e quajnë “mish për top,” duke përshkruar mënyrën se si ushtarët nga të dyja palët përballen me rreziqet e tmerrshme të konfliktit. Në fotografi të fundit të publikuara, Burtsev duket dukshëm më i shëndoshë, me uniformë dhe armë në dorë.

Politikat agresive të rekrutimit në Rusi dhe Ukrainë kanë dërguar shumë burra të rinj në fushëbetejë. Në Rusi, raportohet se në rast humbjeje të jetës në Iuftë, familjet e të rënëve marrin kompensim prej rreth 100,000 dollarësh. Po ashtu, ligje të reja të nënshkruara nga Putin lejojnë që kriminelët të shpëtojnë nga ndjekja penale nëse pranojnë të Iuftojnë, një veprim që ligjvënësit e kanë justifikuar si një formë pendese për krimet e tyre.