Vriten dy shqiptarë në Itali dhe Spanjë! Njëri ekzekutohet para gruas e djalit, tjetrin e lënë të braktisur jashtë spitalit

Ezkekutimi i 37 vjeçarit shqiptar, Beni Arshiaj ka tronditur banorët e Pizës në Itali. Ata shprehen se tashmë ndihen të pasigurtë.

Sipas dëshmive të para, 37 vjeçari ndodhej në një furgon dhe është goditur nga dy persona që ishin me motor në oborrin e shtëpisë së tij, me një plumb në kokë, teksa të pranishmit që ishin në një kortezh me rastin e festës së ‘Zojës Rruzare’, dëgjuan disa të shtëna dhe ngritën alarmin.

Mediat italiane shkruajnë se automjeti ishte ende në lëvizje kur policia mbërriti në vendngjarje.

‘Ne menduam se ishin fishekzjarre’ është shprehur një nga banorët e lagjes ku banonte 37 vjeçari shqiptar.

Ndërsa një tjetër shprehet: Po dilte nga furgon, është murator me profesion, kur dy prej tyre e ndaluan dhe i drejtuan armën. ‘Dëgjuam pesë, gjashtë të shtëna’ shprehen disa dëshmitarë të tjerë.

Ndërsa famulltari i kishin Don Massimiliano shkroi në facebook-un e tij, për ngjarjen:

Sa bukur ishte sheshi i kishës sonë këtë mbrëmje, i gjithë i ndezur në festë. Do të kishte mirëpritur edhe më bukur, të ndriçuar dhe të gëzuar kortezhin e festës së Shën Mërisë, Mbreterëshës së Rruzares. Duhet të kishim kujtuar këtë mbrëmjë, në bashkësi me Papën dhe gjithë Kishën, vellëzerit dhe motrat që në shumë vende të botës po vuajnë nga tmerret e dhunës dhe vdekjes’ dhe në vend të kësaj shton ai :

‘po ajo dhunë dhe vdekje, që shumë herë na duket e kaq e frikshme, por kaq larg nga jeta jonë , ndodhet mes nesh aq afër. Përzihet me tingujt e gëzueshëm të këmbanave shpërthimi i ftohtë i të shtënave vdekjeprurëse. Ne nuk e bëmë kortezhin tonë sonte dhe u kthyem në shtëpitë tona, të trullosur, të habitur, të frikësuar.

‘Të mos harrojmë -shton Don Garibladi- të lutemi në çdo rast. Ka dhunë në disa vende të botës, si dhe në shtëpitë tona dhe në rrugët tona sepse dhuan jeton në zemrën e njeriut. Ka vëllezer qe vrasin vëllezerit, larg nesh, por edhe me afer seç mendojme ne, të verbuar nga kushedi se ccfarë arsyesh absurde.’

37 vjeçari nuk kishte precedent penal dhe policia po kontrollon celularin e tij dhe pamjet e marra nga videot e survejimit të zonës. Në vendin e ngjarjes u gjetën pesë gëzhoja të kalibrit 22, por vetëm një plumb goditi në shenjë, sipas mediave fqinje./Versus.al