U vra me breshëri plumbash në Itali/ Ja si ndodhi atentati ndaj 37-vjeçarit shqiptar! Pistat ku po heton policia

Mbrëmjen e së dielës, një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Pizës, ku Beni Arshiaj, 37 vjeç, u vra në një atentat mafioz. Shqiptari ndodhej në furgonin e tij kur dy autorë, ende të paidentifikuar, u afruan dhe lëshuan mbi të breshëri plumbash.

Ngjarja u denoncua nga një fqinj që kishte dëgjuar të shtënat, duke alarmuar familjen e viktimës. Trupi i pajetë u gjet nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij, duke lënë pas një tragjedi të thellë për këtë familje, e cila kishte dy fëmijë.

Mediat italiane raportojnë se atentati ishte i mirëorganizuar. Beni Arshiaj, i cili punonte si murator, sapo kishte mbërritur në shtëpi dhe po dilte nga furgoni i tij kur dy persona me motor ndaluan dhe i drejtuar armën. Dëshmitarët kanë përshkruar panikun dhe britmat e gruas dhe djalit të viktimës, të cilët ishin të pranishëm gjatë ngjarjes.

Banorët e zonës, duke menduar se ishin fishekzjarre, u alarmuan nga breshëria e të shtënave. Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja plumbash, ndërsa autorët arritën të largoheshin.

Prokuroria ka urdhëruar transportimin e trupit në spital, ku do të kryhet ekspertiza e autopsisë në orët në vijim. Policia ka marrë celularin e viktimës për të zbuluar nëse ka të dhëna që mund të ndihmojnë në hetimin e ngjarjes. Aktualisht, hetuesit po analizojnë kamerat e sigurisë në zonë dhe asnjë pistë nuk përjashtohet.

Kush ishte muratori që u ekzekutua në Itali, i martuar dhe baba i dy fëmijëve!

Viktima e atentatit vdekjeprurës mbrëmjen e djeshme në Piza është shqiptari, Beni Arshiaj.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se 37-vjeçari ishte një emigrant pa precedentë penalë dhe me skedë të pastër, teksa punonte si murator dhe lëvizte me furgonin e tij të bardhë për punë.

Arshiaj ishte baba i dy fëmijëve dhe njihej si një banor i rregullt në zonë dhe jo problematik.

Policia tha se po heton të gjitha pistat, teksa ka mbledhur dëshmitë.

Beni Arshiaj ishte i martuar me dy fëmijë të vegjël, njëri prej të cilëve dyshohet se ishte dëshmitar i të shtënave, të cilat ndodhën pikërisht kur babai sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar furgonin.

Madje kur mbërriti policia e zonës, mjeti ishte ende i ndezur, sepse trupi i tij u gjet pothuajse brenda, teksa ishte duke hapur derën për të zbritur.

Autorët lëviznin me një skuter dhe u larguan me shpejtësi, teksa besohet se e kanë ndjekur apo pritur në kurth objektivin./IlMessaggero