Jo vetëm që nuk i kthen paratë, por huamarrësi këcënon huadhënësin: Do t’ju hedh në erë!

Votimi i publikut të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan përcaktoi që Hila ka të drejtë për borxhin që i i kërkoi Gjonit. Ky i fundit vazhdon me inatin e tij dhe nuk ia fal ish-fqinjit që e thirri për t’u përballur në “Shihemi në Gjyq” duke deklaruar se nuk do t’i shlyejë asnjë qindarkë të 15 milionëshit.

Gjon: Kokërr leku, edhe 500 vjet s’ka për të marrë prej meje pasi më ka prurë këtu sot!

Eni Çobani: Dëgjo, z. Gjon. Deri në momentin që ju keni të drejtë, unë sigurisht them të drejtën tuaj. Pro nga momenti që dëgjoj një përgjigje të tillë nga një person i cili ka vuajtur nga mosekzekutimi i vendimit dhe i drejtoheni një qytetari që ju ka ndihmuar në një moment të vështirë që s’ka për të parë lekë kurrë, kjo tregon që edhe nga ana juaj nuk është kuptuar se çfarë do të thotë kur i merr lekë dikujt. O zotëri, kur i merr lekë dikujt, rri eedhe pa bukë dhe ktheji lekët këtij zotërisë. Rri pa bukë! Ti jeton, vazhdon punon, fiton para dhe këtij zotërisë nuk ia ke kthyer!

Sa për pronën e tij të zaptuar nga Hila e të tjerë që janë duke e shfrytëzuar për shkak të mosekzekutimit të vendimit të gjykatës, Gjoni bën një kërcënim publik. Ai thotë se nëse nuk do ta ndihmojnë autoritetet, do ta hedhë ndërtesën në erë.

Gjon: Do ta liroj vetë unë!

Eni Çobani: Vetë s’e liron dot ti se përfundon në…

Gjon: Në mos ndërhyftë policia, do të ndërhyj vetë, di sesi! Ia gjej unë formën sesi ta liroj! Ta minoj në 4 qoshet se është prona ime, e kam me certifikatë e s’do ju njoftoj hic! Të tërëve në erë do t’ju hedh!

Hilë: 12 vjet je me këto llafe!

Gjon: Të tërëve në erë do t’ju hedh!

Pa mundur të bindë Gjonin që të ndryshojë mendje lidhur për situatën me Hilën, ndërmjetësja Eni Çobani i thotë se tashmë do të përballet edhe me të e veç borxhit, do i duhet t’i lërë edhe pronën huadhënësit të tij. Tv Klan