Shoferët u zunë në mes të rrugës: “Passati na përplasi qëllimisht, më goditi gruan me shishe”

Më herët gjatë ditës JOQ ALBANIA publikoi pamjet e një sherri mes dy shoferëve në Tiranë pas përplasjes së makinave. Njëri prej shoferëve të përfshirë në aksident ka treguar se si ka ndodhur ngjarja, që sipas tij ka qenë e qëllimshme. Ai thotë se mjeti tip “Passat” ka goditur qëllimisht mjetin e tij dhe ka tentuar të largohet për t’i lënë fajit atij.

Por duke qenë se mjeti ka qenë i pajisur me kamera, shoferi ka regjistruar momentin e përplasjes së qëllimshme dhe ndaljen e makinave. Pas kësaj ai thotë se shoferi që i përplasi ka goditur me shishe uji bashkëshorten e tij dhe ai i ka dalë në mbrojtje siç do bënin të gjithë. Sipas shoferit të dëmtuar, një vajzë ka ndihmuar shoferin tjetër për t’u larguar nga vendngjarja pa mbërritur policia. Ai i bën thirrje këtij personi që të mos i afrohet më familjes së tij.

Mesazhi i shoferit:

Mngjesi JOQ, po ju nis videon sqaruese per makinen golf 6 pse ndodhet perpara makines tip passat AA889XM. Ne momentin qe makina AA889XM godet kastile makinen time tenton te largohet me iden qe ngjarja te duket sikur e kam goditur un. Por ai se dinte qe makina ka kamera dhe gjixhcka esht e regjistruar. Si mos mjaftonte kjo agresori goditi me shishe uje nusen time dhe un i dola ne mbrojtje, sikur do bente gjithkush. Per ta renduar me shum nje vajz e ndihmoj te largohet nga vendi i ngjarjen pa pritur policin te vinte. Rasti esht kallzuar penalisht. I bej thirrje publike agresorit te qendroj larg meje dhe familiarve te mi. Faleminderit cdo koment, dy duar per nje kok!