Njëri rreh nënën, tjetri partneren, arrestohen në flagrancë 2 dibranët

Një burrë rrahu nënën kurse tjetri bashkëjetuesen në Dibër duke bërë që të bien në pranga që të dy. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër tha se pasi ushtruan dhunë fizike, njëri ndaj nënës së tij në Dibër dhe tjetri ndaj bashkëjetueses së tij në Bulqizë, janë arrestuar në flagrancë 2 autorët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Bulqizë, u njoftuan se një shtetas në fshatin Selishtë në Dibër dhe një shtetas tjetër në fshatin Dragu në Bulqizë, po ushtronin dhunë në familje. Ekipet policore kanë shkuar në adresat e dhëna. Në sajë të ndërhyrjes në kohë, kanë parandalur dy konfliktet që mund të kishin pasoja të rënda për jetën.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A.P., 40 vjeç, banues fshatin Selishtë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij;

-D. K., 30 vjeç, banues në fshatin Dragu pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /noa.al