Ish-burri i një gruaje 40-vjeçare tentoi t’i rrëmbejë nga krahët e ëmës fëmijën e tyre katër vjeç. Në ato momente gruaja tentoi ta pengonte dhe ai e goditi me grusht.
Ngjarja që u fiksua në kamera ka ndodhur në Hania të vendit fqinjë Greqi, raporton noa.al.
Tv shtetëror ERT nxori sot pamjet e dhunës që ndodhi më 13 shtator para bashkisë, ndërsa të hënën nis gjyqi ndaj protagonistit të ngjarjes.
Në video, ish-bashkëshorti i punonjëses së bashkisë tenton të rrëmbejë nga krahët e nënës fëmijën e tyre katërvjeçar për ta çuar – siç pretendonte ai – në shkollë.
Gruaja ka tentuar ta pengojë dhe më pas ai e ka goditur ashpër.
Në video, duket se 40-vjeçari kishte parkuar më herët makinën e tij jashtë Bashkisë, më pas kishte dalë dhe priste momentin kur ish-bashkëshortja e tij do ta çonte në shkollë djalin e tyre katërvjeçar.
Në video shihet qartë se kur babai afrohet dhe përqafon fëmijën e tij, nëna nuk ndërhyn, përkundrazi, i jep kohë babait të flasë me të.
Kur 40-vjeçari merr fëmijën për dore dhe nis të largohet – jo në trotuar, por në rrugë – nëna e 4-vjeçares tenton ta marrë fëmijën.
Më pas shpërthen ngjarja e dhunës me 40-vjeçarin, duke tërhequr fillimisht për dore fëmijën duke shkelmuar dhe goditur ish-bashkëshorten, ndërsa më pas fëmija gjendet i shtrirë pranë rrotave të një makine që kalonte, e cila fatmirësisht nuk ka qenë me shpejtësi.
Traumatike, por edhe e rrezikshme për integritetin fizik dhe mendor të episodit të vogëlushit, e gjitha mori fund sajë ndërhyrjes së zyrtarëve lokalë.