E zuri pema që po e priste me motorsharrë, vdes 53-vjeçari në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndoshur në Elbasan ku një 53-vjeçar ka humbur jetën. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N.Ç., 53 vjeç, i cili dyshohet se e ka zënë poshtë pema që po priste me motosharrë, në malin Valmar. 53-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, ku ndërroi jetë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.