Genta Ismajli aksidentohet nga një oficer policie, mediat raportojnë.. / Pamjet

Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli raportohet të jetë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku aktualisht ajo jeton me familjen e saj. Redaksia e noa.al kërkoi përmes email një informacion konfirmues nga këngëtarja e njohur, por nuk mori një përgjigje deri në publikimin e këtij raporti.

Sipas mediave, këngëtarja është aksidentuar pasi makina e saj u përplas nga një oficer policie. Ismajli është duke u rehabilituar pas aksidentit. Raportohet gjithashtu se për shkak te ngjarjes është shtyrë dhe koncerti që ajo ka planifikuar.