“O i gjallë, o i vdekur në Parlament”, sherri i plotë i Flamur Nokës me Frrok Gjiinin: S`ka bir k**rve me m’nalu m’u…

Deputeti i Partisë Socialiste, Frrok Gjini dhe sekretari i Përgjithshëm I Partisë Demokratike, Flamur Noka u përplasën jashtë Kuvendit me njëri-tjetrin.

Frrok Gjiini: Mos më shtyjë me dorë mua, mos më prek me dorë. Dua të hyj brenda

Bledjon Nallbati: Dhe unë brenda dua të hyjFrrok Gjiini: S’më pengon ti mua të futem brenda

Bledjon Nallbati: Ore as ti mua, unë s’po të pengoj ty. Mua po më pengojnë këta (i referohet Gardës)

Flamur Noka: Të hyjmë ne dhe pastaj

Frrok Gjini: Mua mos më prekë njeri me dorë, mos bëjë gabim

Flamur Noka: Hajde, hajde Frrok, jepi, ik tani…Frrok Gjini: Nuk ka bir k*urve me m’nalu m’u fut mrena… o i vdekur, o i gjallë futem në parlament

Flamur Noka: Do futem unë para, se kam një orë para teje këtu

Frrok Gjini: Mos m’prek me dorë, mos më bëj kështu. O Flamur po mos më prek me dorë. A e di prej nga vi unë?

Flamur Noka: Hajde, se kam dy orë që pres, kur s’më lenë mua, nuk futet njeri

Frrok Gjini: Nuk shkon me mua, mos më prek me dorë

Flamur Noka: Shkon Frrok, shkon

Frrok Gjini: Nuk kthehem mbrapa unë! Harroje

*

Deputetët e Partisë Demokratike mbërritën këtë mëngjes në ambientet e Kuvendit, një orë para se të niste seanca plenare. Ata u përballën me Gardën e Republikës, që qëndronte përballë hyrjes kryesore, por edhe në hyrjet e tjera të Kuvendit. Ndërsa, dyert anësore ishin mbyllur me dryn.

Megjithatë, deputetët e opozitës tentuan të hyjnë me forcë në sallën e parlamentit, por pasi dështuan me këtë plan, u përpoqën që të paktën, të mos hyjnë brenda as kolegët e tyre socialist. Në këto çaste, pati për përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Megjithatë, socialistët ia dolën të hyjnë në parlament, për të zhvilluar seancën plenare, që zgjati jo më shumë se 30 minuta.

Sekretariati i Etikës përjashtoi Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledjon Nallbatin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë. Ndërkohë 20 deputetët e tjerë u përjashtuan me 40 ditë.

Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të PS për marrjen e masës disiplinore për 24 deputetë të PD, pas kaosit të shkaktuar në Kuvend ditën e hënë, dhe djegien e karrigeve. /Top Channel