Merr flakë motori i avionit të Ryanair në Brindisi, evakuohen 200 pasagjerët

Pasagjerët e një avioni përjetuan momente tmerri në aeroportin e Brindisit, kur pak para ngritjes, motori i avionit të RyanAir shpërtheu në flakë.

Ndërhyrja ishte e menjëhershme dhe 200 pasagjerët arritën të evakuoheshin në kohë.Fluturimi, që kishte si destinacion Torinon, u anulua, ndërsa aeroporti u mbyll përkohësisht.