Aksidenti la të paralizuar një 43-vjeçare nga Vlora, asnjë autor pas hekurave

Një rrëfim i ndjerë dhe tronditës ka ardhur në emisionin “Me zemët të hapur”. Bëhet fjalë për një aksident të rëndë që la të paralizuar një 43-vjeçare nga Vlora, një krim që nuk pa pas hekurave asnjë autor.

Ngjarja e rëndë u shënua në Vlorë më 24 janar të vitit 2021 rreth orës 21:00 të mbrëmjes, ku 43-vjeçarja u aksidentua së bashku me vajzën e saj duke kaluar vijat e bardha nga një automjet i cili u largua nga vendi i ngjarjes. Fëmijët e 43-vjeçares rrëfejnë se makina ishte me shpejtësi të madhe dhe pas aksidentit nuk ndaloi fare po vazhdoi rrugëtimin me shpejtësi.

Të dëmtuarat janë marr nga një makinë e rastit dhe janë çuar në spital për të marrë ndihmën e parë. 43-vjeçarja pësoi fraktura të rënda dhe në momentet e para iu rrezikua jeta. Pas daljes nga rreziku për jetën ajo sot ka mbetur në krevat dhe pothuajse e paralizuar mes një traume të jashtëzakonshme edhe pse në luftë ligjore për të gjetur të drejtën dhe që autorët të marrin dënimin e merituar.Është bashkëshorti i saj sot që apelon për ndihmë edhe pse ai prej vitesh është polic në karrierë. Çifti së bashku me fëmijët ndodhen në një situate ekonomike alarmante pas dhjetëra ndërhyrjeve kirurgjikale.