“Je bërë si shtrigë” – “Maksimumi jam si borëbardha pa tualet”/ Ish-Zv.Ministrja e PS thumbon Bora Muzhaqin: Jepi mend aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave (Foto/Video)

Ish-zv.ministrja Irena Beqiraj ka thumbuar Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila kohët e fundit është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Në një video të pak ditëve më parë, që vetë Muzhaqi e ka publikuar në rrjetet sociale, ka rënë në sy komenti i një ndjekësi, i cili i ka shkruar “Jë bërë si shtrigë”. Përgjigjja e ministres ishte: “maksimumi jam si borëbardha pa tualet”.

Kjo e ka nxitur ish.zv ministren Irena Beqiraj që të reagojë duke ironizuar: “M’u kujtua një thënie në formë lutjeje që përdoret shpesh në anët e mia:”O zot jepi fat, ndërsa mend jepi aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave!”

Komenti i Irena Beqirajt

Ja edhe një thënie tjetër:

Ndërsa po lexoja shkëmbimin e mesazheve të Ministres Muzhaqi me disa nga komentuesit e saj, m’u kujtua një thënie në formë lutjeje që përdoret shpesh në anët e mia:

“O zot jepi fat, ndërsa mend jepi aq sa të lidhë ushkurin e të mbathurave!