Influenceri mbjell flokët, por i fryhet koka

Të kesh edemë, ënjtje, pas transplantit të flokut është diçka normale, sipas mjekëve, por influencerit të njohur Wesley Alemao i është fryrë koka aq shumë sa është shpërfytyruar. Siç edhe e shikoni ai ka ënjtje të madhe dhe këtë problem e ka publikuar edhe në instagramin e tij, ku ka më shumë se 8 milionë ndjekës.

Mijëra komentues janë shprehur të habitur për këtë gjendje që po kalon influenceri pas mbjelljes së flokut. Postimi i tij ka marrë miliona shikime dhe është shpërndarë më shumë se 200 mijë herë.