Një rast i rëndë dh,une ka çuar në pran,gosjen e një 14-vjeçari shqiptar nga autoritetet greke.
Në videot e shpërndara nga mediat vendase dallohet dhuna barbare u ushtruar ndaj një 12-vjeçari nga nxënës të ndryshëm.
Hetuesit kanë identifikuar dhunuesit, mes tyre edhe adoleshenti shqiptar. Së bashku me këtë të fundit, në pranga është vënë edhe i ati, 40-vjeç.
Sulmi është regjistruar jashtë një shkolle në zonën e Pefkohorit paraditen e së hënës. Pamjet janë filmuar nga vetë nxënësit, të cilët i kanë shpërndarë në rrjete sociale.
Në video dallohet adoleshenti duke rënë në tokë dhe duke u goditur me grusht nga të paktën një person, teksa të tjerët qeshnin dhe inkurajonin dhunën.