Sulm në një çerdhe në Zyrih, një 5-vjeçar në gjendje të rëndë

Zurich, Switzerland – May 1, 2014: Zurich street with shops and tourists walking with umbrella under light rain.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zyrih, ku ka ndodhur një sulm me thikë në një çerdhe.

Sipas raportimeve, një 23-vjeçar kinez ka sulmuar një grup fëmijësh që po shkonin drejt qendrës me kujdestarët.

Një punonjëse e çerdhes dhe një kalimtar i rastësishëm arritën të mposhtin sulmuesin dhe ta ndalonin derisa mbërriti policia.

Nga ky sulm u lëndua rëndë një djalë pesëvjeçar, ndërsa dy djem të tjerë pesëvjeçarë janë trajtuar në vendngjarje për lëndime më pak të rënda.