Gomarët Booberry dhe Chocula janë një shembull i përsosur i asaj që ndodh kur dy kafshë janë krijuar për njëra-tjetrën.
La Repubblica shkruan se ata ndjekin njëri-tjetrin, dhe janë pothuajse gjithmonë bashkë dhe duan të japin dhe të marrin përqafime dhe vëmendje.
Në profilin e TikTok wonderfluppets ka dhjetëra video që tregojnë këtë marrëdhënie të veçantë. Një prej tyre është dhe videoja që është kthyer në virale, e cila i bëri dhe të “famshëm”, teksa shihen duke vrapuar.
Por në një moment kur Booberry rrëzohet, Chocula kthehet dhe tenton që ta ndihmojë, e më pas shtrihet bashkë me të.
Pamjet kanë marrë qindra shpërndarje dhe komente në rrjetet sociale, duk i kthyer ata në “VIP”-
Gomarët Booberry dhe Chocula janë një shembull i përsosur i asaj që ndodh kur dy kafshë janë krijuar për njëra-tjetrën
@wonderfluppets BEST FRIEND GOALS 😭😭💘💘 (Tag someone who'd lay in mud w you) #choculadonkey #booberrydonkey #wonderfluppets #bestfriend #bffgoals ♬ Lean On Me – Wild Stylerz