Qenushi qëndronte mbi varrin e pronarit pa lëvizur, më pas zbulimi lë pa fjalë

Një qenushe ka tërhequr vëmendjen me qëndrimin pranë varrit të pronarit të saj, duke ndenjur pjesën më të madhe të kohës pa lëvizur nga aty.

Fotot e qenit po bëjnë xhiron e botës, ndërsa qenushja shfaqet e pafuqishme dhe e brishtë. Të gjithë mendonin se kafsha donte të rinte pranë pronarit të saj, por kur u afruan tek varri vunë re diçka tjetër.

Mbrojtësja e kafshëve Vesna ndoqi nga pas qenin dhe zbuloi diçka shumë interesante.

Ajo kishte krijuar një gropë mbi varr për të mbajtur të sigurt dhe në vend të ngrohtë këlyshët e vegjël, të cilët sapo i kishte sjellë në jetë.

Fillimisht qenushja qëndronte në këtë vend për të qenë pranë personit që ishte kujdesur për të me vite të tëra, më pas sjellja në jetë e këlyshëve e lidhi edhe më shumë me këtë vend.