Dy vajza të mitura janë zhdukur gjatë ditës së shtunë në Kosovë.
Njëra është zhdukur në Smirë të Vitisë dhe tjetra në Rahovec.
“Smirë, Viti – Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policin se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.
“Rahovec- Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare –e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”.