Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan.
JOQ Albania mori disa mesazhe nga qytetarë të ndryshëm të cilët raportuan për tërmetin.
Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 i shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 8 km në verilindje të Elbasanit dhe 37 km në juglindje të Tiranës.