Po futej në garazhin e shtëpisë, burri gjen ariun brenda

Një banor i Vankuverit, Kanada, përjetoi një moment tronditës para disa ditësh kur u gjend ballë për ballë me një ari pranë garazhit të tij. Ndërsa po kthehej në shtëpi, ai u ndesh me ariun në një distancë kaq të afërt, sa ishte e paprecedentë për të. “Kam parë arinj edhe më parë, por asnjëherë kaq afër sa këtë herë,” – tregoi ai, duke e cilësuar këtë përvojë si të paharrueshme. Shiko videon meposhte!

“Takimet” me arinj në zonën e Vankuverit nuk janë të rralla, por afërsia dhe befasia e këtij incidenti e bënë atë një përvojë të veçantë që do të mbetet gjatë në kujtesën e tij.