Dhimbje e madhe! Gjendet i vd*kur një 12-vjeçar dhe gjyshi i tij

Një tragjedi familjare ka ndodhur në Britani, ku dy persona janë gjetur të vdekur. Bëhet fjalë për një 12-vjeçar Kaicy Brown dhe gjyshin e tij 66-vjeçar, të cilët u gjetën të vdekur brenda një tende.

Sipas mediave, shkaku i vdekjes besohet të jetë helmimi me monoksid karboni, që besohet të jetë shkaktuar nga një sobë gatimi. Sipas ekspertit mjekësor, testet toksikologjike do të masin nivelet e monoksidit të karbonit në gjakun e Kaicy. Ndërkohë policia ka nisur menjëherë hetimet.