U konfliktuan për të dashurin, gruaja i vendos flakën vajzës së re

Sulmi ndodhi gjatë një takimi për të sqaruar çështjet e pazgjidhura që lindën pas një mosmarrëveshjeje mes vajzave që po “grindeshin” për një të dashur.

Në Catania, në kulmin e një debati në rrugë mes dy grave, një 40-vjeçare i ka hedhur tjetrës benzinë dhe i ka vendosur flakën.Viktima e sulmit është një 26-vjeçare. Ajo ka pësuar djegie në 20% të trupit (në fytyrë, qafë, krahë dhe gjoks) dhe është shtruar në repartin e terapisë intensive të spitalit Cannizzaro.

Sipas një rikonstruksioni fillestar të ngjarjes konflikti ka nisur pas një sërë debatesh që kanë pasur në telefon dy vajzat për një djalë.

Sulmi ndodhi të enjten në mbrëmje gjatë një takimi sqarues për zgjidhjen e çështjes. Një grup personash, burra dhe gra, kanë shkuar në godinën e familjes së viktimës për të sqaruar.