Stuhia e frikshme ‘Helen’ në SHBA/ 23 persona humbin jetën nga përmbytjet dhe rrëzimi i pemëve (VIDEO)

Të paktën 23 vdekje të shkaktuara nga stuhia ‘Helene’ janë raportuar në katër shtete të SHBA. Ndërkohë fotot që po bëjnë xhiron e botës janë tregues i shkatërrimit që la pas uragani në shtetet e Floridës, Georgias dhe Karolinës së Veriut. Uragani është cilësuar si një ndër më të fuqishmit në vitet e fundit në Gjirin e Meksikës dhe u klasifikua si një uragan i kategorisë 4, “jashtëzakonisht i rrezikshëm”.

Gjithashtu presidenti Joe Biden kishte lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët e prekur nga Helene, duke u kërkuar atyre që të ndiqnin udhëzimet e zyrtarëve lokalë dhe federalë.

“Ne presim stuhi katastrofike, erëra dhe përmbytje në të gjithë juglindjen, duke filluar në Florida që tani”, tha Biden.

Siç raportohet tetë persona humbën jetën në Florida. Ku një pemë e rrëzuar vrau një person në një shtëpi në Big Bend’s Dixie County, ndërsa të tjerët u mbytën. Po ashtu 11 persona humbën jetën në Xhorxhia. Një tornado vrau dy persona në Alamo, në juglindje të Macon, ndërsa nëntë të tjerë kanë vdekur në stuhi.

Dy persona në Karolinën e Jugut. Pemët e rrëzuara vranë banorët në shtëpitë e tyre në Anderson County në pjesën veriperëndimore të shtetit. Dy persona në Karolinën e Veriut. Një aksident me makinë në një rrugë me stuhi la të vdekur një vajzë 4-vjeçare në Claremont, në veri të kryeqytetit Charlotte. Një pemë e rrëzuar la të vdekur dikë në shtëpi në Charlotte.