Gjendja e Enesit është rënduar, kërkohet ndihmë urgjente për kurimin e tij

Enesi, një vogëlush 5-vjeçar që ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi gjendja e tij po rëndohet me ritme të shpejta.

Kur ishte vetëm 5 muajsh, Enesi u diagnostifikua me epilepsi por me kalimin e viteve gjendja e tij është përkeqësuar edhe më tepër.

Familjarët e kanë dërguar për mjekim në Turqi por medikamentet nuk kanë dhënë asnjë efekt dhe mjekët kanë rekomanduar dërgimin e tij në spitalin e fëmijëve në Romë.

Për momentin Enesi ndodhet në reanimacionin e spitalit të Korçës në gjendje të rënduar. Mamaja e tij ka treguar se Enesi brenda pak ditësh ka humbur 3-4 kg dhe për momentin nuk ha as nuk pi

Ajo iu lutet shqiptarëve që ta ndihmojnë me sa munden pasi as zërin s’ia ka dëgjuar kurrë që kur e ka lindur.