Ervin Salianji do vuajë dënimin në burgun e Fierit, vetëdorëzohet në polici

Ervin Salianji është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku është pritur nga një grup mbështetësish. Para se të dorëzohej, Salianji mbajti një fjalim të shkurtër, duke theksuar se asnjë sakrificë nuk shkon dëm në përballjen me regjimin aktual.

Ai shprehu mbështetje për të gjithë demokratët që, sipas tij, po vuajnë nga represioni i qeverisë përmes varfërisë dhe korrupsionit.

Ky akt i tij është interpretuar si një lëvizje simbolike për të forcuar kauzën e demokratëve. Situata u shoqërua me përshëndetje dhe mbështetje të fortë nga simpatizantët e tij.

Saliani do vuajë dënimin prej një viti në burgun e Fierit.