Goditi me shpullë një nxënës, procedohet mësuesi në Elbasan

Një mësues në fshatin Mollas të Elbasanit është proceduar penalisht nga Policia.

Sipas një komunikate dyshohet se mësuesi 40-vjeçar ka goditur një nxënës.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për: A. C., 40 vjeç, mësues në shkollën e fshatit Mollas, pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë, një nxënës të klasës së shtatë.