Ndahet nga jeta ne moshe te re mësuese Aurora Hila

Ka ndërruar jetë mësuesja e edukimit fizik, Aurora Hila.

Hila prej vitesh mësonte dhe edukonte brezat në shkollën “Atë Pjetër Meshkalla” në Shkodër.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije shkolla, teksa shkruan se Hila do të kujtohet gjithmonë si një mësuesja që ka dhënë më të mirën për çdo mësim dhe aktivitet.

“Me dhimbje të madhe, mësuam sot për ndarjen nga jeta të prof.sha Aurora Hila, mësuese e edukimit fizik në shkollën tonë prej vitesh.

Do ta kujtojmë gjithmonë ashtu si në këtë foto—e rrethuar nga nxënësit, plot jetë, duke dhënë më të mirën në çdo mësim dhe aktivitet.

E gjithë bashkësia edukuese e shkollës bashkohet në dhimbjen e familjes dhe në lutje.

Do të na mungosh pafundësisht. Pushofsh në paqe”, thuhet në njoftimin për lajmin e trishtë.