Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Burrel – Klos.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka qenë duke kaluar në rrugë.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa i aksidentuari është i moshës rreth 70 vjeç dhe është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë në spital në Tiranë.