Djali mbledh kërpudha gjigante në pyll, a t’i ha?

Një qytetar ka dërguar një foto në JOQ dukr mbajtur në duar disa kërpudha gjigante që ka mbledhur. Ai pyrt nxjekësit nëse kërpudhat që ka mbledhur nga pyjet janë të ngrënshme apo helmuese.

Me fillimin e sezonit të kërpudhave në pyjet shqiptare, pikëpyetjet për konsumimin e tyre pa njohuri të mjaftueshme duhet të sheshohen nga ekspertët e fushës.

Në postimin e tij, qytetari pyet: “A i njeh njeri këto kërpudha? Janë të helmueshme apo të ngrënshme? Si quhen?”

Kjo është një kujtesë se konsumimi i kërpudhave të paidentifikuara mund të jetë i rrezikshëm dhe i dëmshëm për shëndetin.

Ekspertët paralajmërojnë që vetëm ata me njohuri të specializuara duhet të mbledhin dhe konsumojnë kërpudha nga natyra. Disa kërpudha mund të duken të ngjashme me të ngrënshmet, por të jenë jashtëzakonisht helmuese.