Lionel Mesi me shumë gjasa nuk do ta mbyllë karrierën tek Inter Majemi. Siç raporton gazeta “El Nacional”, tetë herë fituesi i Topit të Artë tashmë ka vendosur të kthehet në vendlindjen e tij, Argjentinë. Prandaj, Mesi nuk dëshiron ta mbyllë karrierën e tij në Majemi, por me klubin e fëmijërisë, Newell’s Old Boys.
Mesi e filloi karrierën e tij në klubin nga provinca argjentinase, Rosarios dhe luajti atje deri në moshën 13-vjeçare. Më pas, ai shkoi në Europë dhe iu bashkuar Barcelonës, ku qëndroi për më shumë se 20 vjet dhe bëri histori.
Sipas raportit, ëndrra e tij është ta mbyllë karrierën te Newell’s Old Boys. Pavarësisht suksesit të tij botëror, ai kurrë nuk e harroi klubin e tij të fëmijërisë.
Gjatë kohës së tij sa ishte te Barcelona, në vitin 2016 Mesi kishte paralajmëruar kthimin në vendlindje dhe me shumë gjasa kjo gjë do të ndodhë së shpejti.