Këngëtarja greke humb ndjenjat gjatë performancës në koncert

Këngëtarja e greke Marinella ka humbur ndjenjat në skenë gjatë një koncerti në sallën e teatrit Irodio. Këngëtarja teksa po këndonte këngën e saj të tretë ka pësuar marrje mendsh dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë ajo është dërguar në spitalin Hygeia, ku po i nënshtrohet analizave.

Në videon tronditëse që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Marinella duke kënduar këngët “Fjalët janë të panevojshme” dhe ngadalë humbet ekuilibrin dhe bir në skenë. Marinella, emri i së cilës është Kyriaki Papadopoulou ka lindur në maj të vitit 1938 dhe ka një vend të vecantë në disa zhanre të muzikës greke.

Ajo këndon profesionalisht që nga viti 1956, pra për gati 68 vjet. Ka nxjerrë me dhjetëra albume personale, shumica e të cilëve kanë pasur sukses komercial. Këngëtarja shquhet për diapazonin e zërit dhe timbrin e saj unik si dhe për ekspresivitetin e saj të madh në performancat në skenë. Me të drejtë ajo zë vend tek interpretueset më të mëdhenj të këngës greke. Pas kësaj ngjarje koncerti u anullua.