Pikat e bardha rreth syve, çfarë tregojnë për shëndetin dhe trajtimet natyrale

Më siguri keni vënë re të paktën një herë tek vetja apo tek të afërmit disa pika të vogla, të bardha që ndodhen afër zonës së syve.
Ato nuk janë të rastësishme e as shenja të përjetëshme nga lindja, por simptoma të një sëmundje lëkure, e cila quhet Milia.

Milia mund të prekë çdo moshë duke filluar që nga bebet deri tek të moshuarit dhe shfaqet kryesisht në fytyrë. Ato shfaqen në formën e cisteve dhe mund të qëndrojnë në lëkurë për muaj të tërë apo edhe vite. Janë shumë të vogla rreth 1-2 mm, por mund të shtohen në sasi të mëdha dhe të shndërrohen në një problem për lëkurën tuaj.

Çfarë ndikon në formimin e tyre?
Pikat e vogla të bardha në lëkurë me shumë siguri po j’ua shkakton keratina e tepërt. Keratina është një proteinë e fortë që gjendet zakonisht me shumicë në lëkurë, flokë apo thonj. Shfaqen zakonisht në zonat ku lëkura është më e hollë, pra rreth syve apo edhe në faqe megjithëse në disa raste edhe në zona të tjera të fytyrës.
Si t’a trajtoni në shtëpi

Zakonisht ato do të zhduken vetë me kalimin e kohës ose brenda disa muajve. Nuk rekomandohet asnjëherë ngacmimi me duar i tyre. Milia nuk është e ngjashme me pikat e zeza të fytyrës, ndaj presioni që mund të ushtroni me duar do të ishte i dëmshëm për lëkurën.
Pastrimi

Pastroni me kujdes zonën e prekur nga milia duke përdorur gjithnjë sapun për fytyra delikate. Gjithashtu masazhojeni fytyrën një herë në javë duke përdorur pak vaj ulliri dhe sheqer apo kripë pasi të keni dalë nga dushi.
Mbrojtja

Sigurohuni që të mbroheni sa më shumë nga rrezet e diellit, sidomos në zonën e syve. Këtë mund t’a bëni duke përdorur syze apo krem mbrojtës në mënyrë që të parandaloni shtimin e tyre. Përdorni kremra që përmbajnë shumë vitaminë A. Bëni pjesë të dietës tuaj të përditshme shumë karrota, spinaq apo brokoli si burime të mira të kësaj vitamine.