‘Çmenduria’ e rrjeteve sociale! Gazetarja raporton aksidentin me tre të vdekur, influencuesi kërcen pas shpinës së saj

Reagime të shumta ka shkaktuar sjellja e një këngëtari dhe influencuesi që kërceu teksa një gazetar po raportonte për një aksident trafiku me tre të v dekur në Brazil. Siç shihet në video MC Livinho, këngëtari ka ndërhyrë në lidhjen live pavarësisht se pas tij dukeshin pamjet e aksidentit automobilistik ku tre sportistë kishin humbur jetën pak orë më parë.

Aksidenti ndodhi të shtunën kur një autobus me 43 pasagjerë u përmbys në një autostradë, duke lënë të vdekur tre lojtarë të ekipit amerikan të futbollit, Curitiba Crocodiles.

“A po kërcen ndërsa të tjerët vajtojnë? Do të bësh gjithçka për t’u parë, apo jo?,” Të gjitha për vëmendje, e papranueshme. Kur sheh gazetarë dhe ambulanca ka ndodhur diçka”, ishin disa nga komentet kundër këngëtares braziliane.

https://twitter.com/i/status/1837563333060579573
Pavarësisht reagimit të ashpër të MC Livinho në një deklaratë, megjithëse shprehu ngushëllimet e tij, ai megjithatë këmbënguli se lëvizja e tij nuk ishte e gabuar.

“Të gjithë thonë se ka ndodhur një aksident dhe ne kemi mbetur në trafik. Nuk ishim në dijeni se kishte ndodhur një aksident. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për humbjet. Tani e shoh se ishte një aksident. Ata që e njohin Livinhon e dinë se nuk do të ndalem kurrë së dhuruari gëzim”, tha ai në deklaratën e tij.