Një ruse dhe një ukrainase bëhen bashkë në Tiranë, shesin trupin e 11 vajzave për meshkujt shqiptarë

Një ruse dhe një ukrainase janë bërë bashkë në Tiranë, për të fituar përmes shitjes së trupit të 11 vajzave për të shuar epshet e meshkujve shqiptarë dhe turistëve të huaj në vendin tonë që paguajnë me orë për shërbime s,ksuaIe.

Zbulimi i dy tutoreve dhe 11 pr,stitutave të tyre u bë me metoda speciale që aplikoi Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në drejtorinë policore Tiranë, duke infiltruar klientë për t’i kapur mat.

Në kuadër të operacionit policor që u krye, u arrestuan në flagrancë një shtetase ruse dhe një shtetase ukrainase, të cilat shfrytëzonin për pr,stitucion, shtetase të huaja të reklamuara në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje.

Bashkë me prangosjen e tutoreve u proceduan penalisht 11 shtetase, për ushtrim pr,stitucioni.

Sakaq u sekuestruan shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

“Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasja ukrainase A. T., 27 vjeçe, dhe shtetasja ruse E. M., 37 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprat penale “Pr,stitucioni”, “Shfrytëzimi i pr,stiucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për pr,stitucion”.

Këto dy shtetase janë kapur në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.

Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se këto shtetase mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 11 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.

Më parë, gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, është finalizuar operacioni policor i koduar “Foreing”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.”, tha policia e Tiranës. /noa.al