Humb jeten nga semundja e rende vajza 26-vjecare

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi rastin e Emanuelës, një 26-vjeçareje që kërkonte ndihmë për t’i bërë ballë kancerit.

E reja me origjinë nga Tropoja, prej më shumë se një viti luftonte me sëmundjen rrallë të quajtur Sarkoma CIC DUX4 dhe trajtimet e shumta me kimioterapi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, nuk kishin dhënë asnjë efekt.

Edhe pse kanceri iu përhap në mushkëri e tru, Emanuela nuk u dorëzua dhe vendosi të luftonte deri ditën e djeshme kur dha frymën e fundit.

Paratë e grumbulluara nga GoFundMe për trajtimin e saj, tani do të përdoren për vellon dhe funeralin e saj.