Kujdes nga ky mashtrim i ri në emër të “Postës Shqiptare”, ju vjedh të dhënat e llogarisë bankare

Një tjetër mashtrim është duke qarkulluar në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, me qëllim vjedhjen e të dhënave bankare të qytetarëve.

Mashtrimi shfaqet në Facebook, duke pretenduar se është “Posta Shqiptare”, dhe që shet pako me mallra të braktisura në postë.

Ajo që bie në sy është numri i lartë i llogarive të rreme, që pretendojnë në komente se kanë blerë dhe janë të kënaqur me porosinë.

Këto lloje mashtrimesh klonojnë pamjet e faqeve si Posta Shqiptare, por edhe bizneseve të tjera, duke i shtyrë qytetarët të përdorin kartën e tyre bankare.